Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Lopët “pushtojnë” një lagje në SHBA

Banorët e një lagjeje të Wisconsin u befasuan kur në mëngjes panë pranë dyerve të oborrit një tufë lopësh.

Upi ka shkruar se Brian McGarry filmoi momentin kur lopët po endeshin nëpër oborret e shtëpive pranë njëra-tjetrës, ndërsa fqinjët po rrinin të habitur.

“Ne ishim në oborrin e shtëpisë tonë kur lopët erdhën dhe po lëviznin...Dukeshin si demat në Pamplona (Spanjë) ose diçka të tillë”, ka deklaruar fqinji Mick Maier.

Ndërsa, banorët e tjerë janë shprehur se mbi 20 lopë ishin aty, por s’u bë e ditur se kujt i takonin.

Artikuj të ngjashëm