Banorët e një objekti banimi në Pensilvani thanë se oborret e tyre dhe zbukurimet e Krishtlindjes janë dëmtuar rëndë nga një tufë lopësh që endeshin atypari.
Siç ka shkruar Upi, vendasit e lagjes Brookhaven thanë se lopët që s’dihet kujt i përkasin, bëjnë vizita “të përsëritura” në oborret e tyre, duke shkaktuar dëme në oborre dhe kopshte,
“Ato thjesht po bredhin nëpër lagje”, ka thënë një banor pa u identifikuar.
Ende nuk dihet se të kujt janë kafshët.