Banorët e një lagjeje në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur u zgjuan, panë në oborret e tyre rreth 40 dhi që po endeshin përreth, shkroi Upi.
Ata deklaruan se kafshët nuk ishin të tyret, por të një kompanie që i kishin ikur, e që shfrytëzoheshin për t’i “pastruar” parqet nga barishtet e mëdha.
Kompania bëri të ditur se do t’i kompensojë banorët për pronat që ua dëmtuan dhitë, ndërsa kjo s’është hera e parë që po ndodh një rast i tillë.
Dikur, një tufë derrash kishin “pushtuar” këtë lagje dhe kishin dëmtuar të mbjellat.
Artikuj të ngjashëm