Kuriozitet

200 dhi “pushtojnë” një lagje në Teksas

Rreth 200 dhi që u dërguan në një park të Teksasit për të pastruar barin nga bimët e padëshiruara, por ato ikën dhe u panë duke u endur nëpër një lagje.

Upi ka shkruar se për këtë ndodhi u kontaktuan autoritetet policore, që u ftuan për t’u marrë me rastin.

Banorët e zonës Arlington u ankuan se dhitë “pushtuan” lagjen dhe ua dëmtuan oborret.

“Duket sikur mund të kenë dalë nga gardhi, ose ai të jetë rrëzuar. Ne nuk e dimë me saktësi se çka ndodhi, por ato dolën”, thuhet në njoftimin policor.

Dikur më vonë, ndihmësdrejtori i qytetit për parqet, Michael Debrecht, njoftoi se dhitë dërgohen posaçërisht në atë lokacion për t’u ushqyer me bimët.

“Nuk mund të premtoj se nuk janë ngrënë bimët që s’është dashur të hahen, por asnjëra dhi s’ka pësuar lëndime”, thuhet në reagimin e tij.