Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikanët në hall me arinjtë, bëhet thirrje për kujdes

Amerikanët në Karolinë të Veriut duhet të kenë kujdes të shtuar nga prezenca e arinjve, kanë thënë zyrtarët për kujdesin e kafshëve.

Sipas Upit, për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës, arinjtë po i përdorin për strehim edhe shtëpitë e banorëve dhe garazhet poshtë shtëpive.

Sipas zyrtarëve, arinjtë po qëndrojnë edhe pranë shtëpive në vend të strofkave, derisa thanë se kanë pranuar ankesa të tilla.

“Kur fillova këtu punën 12 vjet më parë, mund t'i kem pranuar një ose dy telefonata për këtë. Tash po i marr rreth 10-15 raste”, ka thënë një zyrtar.