Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Arinjtë mbi trampolinë

Një grua nga Connecticut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës filmoi një familje arinjsh që po shfrytëzonin motin e mirë pranë një trampoline, shkroi Upi të hënën.

Olivia Germano publikoi pamjet në Facebook ku shihen katër arinj të vegjël dhe një e madhe teksa po luanin në trampolinë, pa u shqetësuar nga rrethi.

Pamjet janë bërë virale, derisa banorët e kësaj zone shpesh janë shprehur se arinjtë janë shumë miqësorë dhe nuk shprehin veprime të rrezikshme.

Arinjtë që zakonisht qëndrojnë në zona të banuara me njerëz janë barngrënës.