Një kopje e rrallë e romanit grafik të 1938-s, që ia prezantoi botës “Supermanin” është shitur te një koleksionist anonim për 15 milionë dollarë.
Shitja e kopjes “numër 1” – dikur e vjedhur prej shtëpisë së aktorit Nicolas Cage dhe e kthyer tek ai një dekadë më pas – u njoftua të premten.
Rekordi i mëhershëm për shitjen e një romani grafik të tillë ishte vendosur në nëntor, kur “Superman nr.1” i paprekur, u shit për 9.12 milionë dollarë në ankand. Të dyja çmimet tejkalojnë shumëfish çmimin fillestar prej 2.25 dollarësh në vlerën e sotme.
Debutimi i “Supermenit” ishte ndër përcaktuesit e zhanrit të filmave për superheronjtë që njihen sot. Mendohet se ekzistojnë më pak se 100 kopje të tilla.
Shitja e së premtes u negociua nga shtëpia e ankandeve “Metropolis Collectibles/Comic Connect” në New York. Kjo shtëpi ankandesh bëri të ditur se si pronari i librit komik, ashtu edhe blerësi i ri dëshirojnë të mbesin anonim.
Ndërmjetësi ka thënë se vlera iu rrit revistës për shkak të lidhjes me Cagen.
Ylli i filmit e kishte blerë këtë kopje më 1996 për 150 mijë dollarë atëherë. Por ajo iu vodh nga shtëpia më 2000 dhe më pas ishte gjetur më 2011. Gjashtë muaj më pas, Cage e shiti në ankand për 2.2 milionë dollarë.