Pritjes për filmin e regjisorit James Gunn, “Superman”, po i vjen fundi dhe studioja filmike “DC Studios” tashmë ka publikuar pamjet e para të këtij projekti me buxhet të lartë.
“Superman” e ka një prej historive më jetëgjatë dhe fascinuese në fushën e adaptimeve të librave komikë. Regjisori, Gunn, synon ta kthejë superheroin tipik në nivelin e suksesit që vetëm versioni i Christopher Reeve, e ka marrë deri më tani.
Filmi i ardhshëm eksploron rrugëtimin e kryepersonazhit Clark Kent, i njohur edhe si Supermen. Ai mundohet të përshtatet me jetën në Smallville, ku jeton bashkë me familjen adoptuese. David Corenswet vjen në rolin kryesor, krahas aktores Rachel Brosnahan e cila e personifikon gazetaren Lois Lane. Ndërsa, Nicholas Hoult e luan rolin e antagonistit, një super-gjeni megaloman i njohur si, Lex Luthor. Pjesë e kastës së aktorëve janë edhe, Skyler Gisondo, Anthony Carrigan, Nathan Fillion, Isabela Merced dhe Edi Gathegi.
“Superman” lansohet nëpër kinema nga 11 korriku.
-
“Superman” sjell një mesazh shprese në një botë të ndarë
-
“Spider-Man: Brand New Day”, rikthimi i madh i heroit të famshëm
-
Scarlett Johansson: Roli në “The Batman: Part II” ishte shumë i vështirë për t’u realizuar
-
“Ray Gunn”, filmi i ri i animuar me yjet e Hollywoodit
-
Jim Caviezel me rol kryesor në filmin e ri aksion, “Ghost Soldier”