Një kinez është deklaruar fajtor para një gjykate në SHBA për eksportimin e rreth 850 breshkave të mbështjella me çorape dhe që kishte gënjyer se ato ishin lodra.
Mes gushtit 2023 dhe nëntorit 2024, Wei Qiang Lin eksportoi në Hong Kong mbi 200 pako me breshka, sipas një njoftimi të Departamentit të Drejtësisë.
Pakot me breshkat brenda kishin shënimin sipër që shkruante se aty ishin “lodra plastike”.

Lin po eksportonte lloje të breshkave që konsiderohen specie të mbrojtura.
Këto breshka kanë shenja unike në guaskat e tyre dhe në Kinë mbahen shpesh si kafshë shtëpiake.
Edhe
Kina godet SHBA-në me sanksione dhe kufizime në eksportin e dronëve
Autoritetet amerikane kanë vlerësuar se vlera e breshkave që kanë sekuestruar nga Lin është 1.4 milionë dollarë.
Përveç breshkave, Lin ka eksportuar edhe gjarpërinj helmues. Ai përballet tani me burgim deri në 5 vjet.
-
SHBA-ja, Kina dhe Emiratet e Bashkuara arrestojnë 276 të dyshuar për mashtrim
-
Lodrat e dëmshme për shëndetin që u ndaluan nga Dogana në vitin 2025
-
Kina akuzon SHBA-në për “standarde të dyfishta” shkaku i kërcënimit me tarifa
-
Studiuesit kinezë akuzohen për kontrabandë të një patogjeni biologjik në SHBA