Kërcënimi i fundit i presidentit amerikan, Donald Trump për të vendosur një tarifë shtesë prej 100% ndaj mallrave kineze, sipas Qeverisë se Kinës është “shembull tipik i standardeve të dyfishta të SHBA-së”.
Një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë së Kinës ka thënë se Kina mund të marrë kundërmasa nëse presidenti amerikan e realizon këtë kërcënim, duke theksuar se nuk ka frikë nga një luftë tregtare, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë premten, Trumpi reagoi kundër vendimit të Kinës për t’i ashpërsuar rregullat e saj për eksportin e elementëve të rrallë, duke e akuzuar se po bëhet shumë armiqësore.
Ai gjithashtu kërcënoi se mund të tërhiqet nga një takim i planifikuar me presidentin kinez Xi Jinping që pritet të ndodhë më vonë këtë muaj.
Fjalët e presidentit amerikan rikthyen frikën për një luftë tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.
Në muajin maj, të dy vendet kishin rënë dakord të hiqnin tarifat e larta mbi mallrat e njëra-tjetrës, gjë që kishte sjellë shpresë për përmirësim të raporteve tregtare mes tyre.
Megjithatë, situata aktuale e ka përkeqësuar këtë. Aktualisht, mallrat kineze që hyjnë në SHBA përballen me një tarifë shtesë prej 30%, ndërsa mallrat amerikane që hyjnë në Kinë përballen me një tarifë prej 10%.
Deklaratat e fundit nga Kina - të publikuara nga Ministria e Tregtisë në formë përgjigjesh me shkrim për gazetarët - përdorin një gjuhë të ngjashme me atë të konfliktit tregtar të mëparshëm.
Kina kritikoi kufizimet amerikane për eksportin e çipave dhe gjysmëpërçuesve, dhe mbrojti vendimin e saj për kontrollin e eksporteve të elementëve të rrallë, duke i quajtur si “masa normale” për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe atë të vendeve të tjera.
Zëdhënësi ka theksuar se SHBA-ja për një kohë të gjatë ka “abuzuar me konceptin e sigurisë kombëtare, ka përdorur masa të tepruara të kontrollit të eksporteve” dhe ka “zbatuar praktika diskriminuese ndaj Kinës”.
“Përdorimi i kërcënimeve me tarifa nuk është mënyra e duhur për të bashkëpunuar me Kinën”, ka deklaruar zëdhënësi.
“Qëndrimi i Kinës për një luftë tregtare ka qenë gjithmonë i njëjtë: ne nuk e duam atë, por nuk kemi frikë”.
Javën e kaluar, Kina ka njoftuar se do të forcojë kontrollin e eksporteve të elementëve të rrallë dhe materialeve të tjera të rëndësishme për teknologjinë e avancuar.
Kjo u konsiderua si një lëvizje e fortë, pasi Kina përpunon rreth 90% të elementëve të rrallë në botë, që përdoren në produkte si panelet diellore dhe telefonët inteligjentë.