Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të vendosë tarifë shtesë prej 100% ndaj importeve nga Kina nga muaji i ardhshëm.
Ai kërcënoi se do të tërhiqej nga një takim me presidentin kinez, Xi Jinping. Më vonë tha se nuk e kishte anuluar, por se ai nuk e dinte “se do ta mbanim” takimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të jem aty gjithsesi”, ka thënë ai.
Të premten Trump e kritikoi lëvizjen e Pekinit për të shtrënguar kontrollet mbi eksportet e mineraleve të rralla, duke e akuzuar Kinën se po bëhet “shumë armiqësore” dhe se po mundohet ta mbajë botën “peng”, raportoi BBC.
Kina dominon prodhimin e mineraleve të rralla dhe materieve të tjera, që janë pjesë përbërëse për veturat, telefonat dhe pajisje të tjera.