Një djalosh 11-vjeçar nga Oklahoma po peshkonte në një pellg lokal kur papritmas i doli përpara një peshk amerikano-jugor, që gojën e kishte “plot” me dhëmbë.
Departamenti i Ruajtjes së Kafshëve të Egra bëri të ditur se peshku që e pa Charlie Clinton është pacu, i tipi piranja. Kjo specie e peshkut konsiderohet e rrezikshme për ekosistemin lokal dhe në natyrë është pushtues.
Gjatësia e tij është 1 metër ndërsa peshon deri në 20 kilogramë.

Departamenti u ka bërë thirrje peshkatarëve që t’i largojnë nga pellgjet lokale nëse hasin në peshq të tillë pasi janë të rrezikshëm dhe të dëmshëm për ujërat.
Artikuj të ngjashëm