Një izraelit i besimit të krishterë është akuzuar ta ketë therur për vdekje vajzën e vet, tinejxheren, të cilës s’ia kishte lejuar lidhjen e saj me një mysliman, transmeton Koha.net.
Prokurorët thonë se Sami Kara (58,) e ka vrarë vajzën Henriette (17 vjeçare) në shtëpinë e tyre në qytetin Ramle në Izraelin qendror një ditë pasi ajo kishte marrë diplomën e shkollës së mesme, njoftojnë medie.
Henriette e vrarë ka qenë në lidhje dashurie me të riun mysliman përkundër dëshirës së prindërve.
Në fundin e majit, tinejxherja kishte braktisur shtëpinë pas kërcënimeve dhe keqtrajtimeve nga prindërit e një kohë kishte jetuar me nënën e të dashurit.
Familja e kërcënonte vajzën dhe nënën e djaloshit. Djaloshi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, e thirri policinë.
Edhe
Vritet një myslimane pasi largohet nga xhamia
Por Henriette refuzoi ndihmën e policisë dhe po ashtu kthimin në shtëpi.
Megjithatë , pas takimit me punëtorin social dhe familjen, ajo u kthye në shtëpi.
Një ditë pas diplomimit shkoi t’ia dërgonte të dashurit, i cili gjendej në burg për arsye që nuk u treguan, 100 dollarë. I dashuri duhej të lirohej pas disa ditësh.
Pas kthimit në shtëpi, ajo një anëtari të familjes i kishte thënë të jetë e gatshme për kthim në fenë myslimane.
Anëtari i familjes i kishte treguar babit të saj për qëllimin që kishte vajza dhe ai menjëherë e mori thikën dhe e plagosi për vdekje.
Edhe
14-vjeçarja vritet brutalisht nga ish-i dashuri katër vjet më i madh në Itali
Sami Kara, po atë ditë, pak më vonë u arrestua.
{gallery}