Hoteli “J Hotel” në Kullën Shangai e hapur më 19 qershor nuk është vetëm hoteli më i lartë atje.
Pretendohet se është hoteli në lartësinë më të madhe në botë. J Hotel zë katet e fundit të Kullës Shangai, e cila me 632 metra, është ndërtesa më e lartë në Kinë.
Përveç pamjes madhështore, hoteli ka 165 dhoma, 34 prej të cilave janë suita. Ka shërbim 24 orë në ditë, pishina brenda, banja luksoze me tretmanë kinezë dhe lloje të çajrave kinezë në çdo dhomë, shkruan CNN.
Hoteli ka katër suita shumë të mëdha dhe më të shtrenjtat. Përveç dhomës së gjumit, në suitë ka dhomë pritjeje, kuzhinë, zonë për psikoterapi dhe një dhomë të ndarë vetëm për t’u veshur.
Dhoma më e lirë aty është diku 557 dollarë për natë, ndërsa një suitë diku rreth 10,467 dollarë.
-
“Shtëpia e fisnikërisë”, një udhëtim në botën e aristokracisë kineze
-
Të paktën 21 të vdekur nga zjarri në një hotel në New Delhi
-
Shtohet interesimi për ngjitjen e malit më të lartë në botë
-
Të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë
-
Kina konfirmon planin për blerjen e 200 avionëve Boeing nga SHBA-ja