Arkeologët në Kinë kanë gjetur mbetjet e asaj që duket të jetë tualeti më i vjetër në botë.
Pjesë të thyera të tualetit .,400-vjeçar, si dhe një tub, u zbuluan verën e kaluar nga një ekip kërkues mes rrënojave të një pallati të lashtë në zonën arkeologjike Yueyang, shkruan CNN.
Detajet nga gjetja u zbuluan tash, duke zgjuar interesin në Kinë për të parë jetën e privilegjuar të asaj kohe.
Duke e përshkruar si “objekt luksoz”, tualeti mendohet se ka qenë i vendosur brenda pallatit, me një tub që çonte jashtë ndërtesës.
Nga kërkuesit u tha se ai mund të jetë përdorur nga zyrtarë të lartë dhe se me shumë gjasë shërbëtorët kanë hedhur ujë në të sa herë që dikush e ka përdorur.
Arkeologët tani po analizojnë mostrat e mbledhura nga tualeti me shpresën se do të gjejnë se çfarë kanë ngrënë njerëzit gjatë asaj kohe.
-
Tualeti më i vjetër në botë zbulohet në Kinë
-
Arti më i vjetër ndonjëherë në shpellë, zbulohen shenja duarsh me ngjyrë
-
Akulli unik 1.5 milionë vjet i vjetër shkrihet për të zbuluar misterin
-
Zbulohet harta tredimensionale 20 mijë vjet e vjetër
-
Arkeologët gjurmëve të shtëpisë më të vjetër të kohës së hekurit