Arkeologët në Izrael thonë se 44 monedha ari të pastër që datojnë nga shekulli VII janë gjetur të fshehura në një mur në një rezervat natyror.
Me peshë rreth 170 g, thesari i gjetur në Hermon Stream, ishte fshehur gjatë pushtimit mysliman të zonës në vitin 635, vlerësuan ekspertët.
Ata thanë se monedhat hedhin dritë mbi fundin e sundimit bizantin në këtë zonë, raportoi BBC-ja të martën.
Perandoria Bizantine ishte gjysma lindore e Perandorisë Romake, e cila mbijetoi për më shumë se 1,000 vjet.
"Ne mund të imagjinojmë pronarin duke fshehur pasurinë e tij në kërcënimin e luftës, duke shpresuar të kthehet një ditë për të marrë pronën e tij”, tha Yoav Lerer, drejtor i gërmimit.
Përveç monedhave të arit, gërmimi i cili u bë në një lagje banimi të qytetit antik, zbuloi gjithashtu mbetje ndërtesash, kanale uji dhe tubacione, monedha bronzi dhe shumë më tepër, thanë autoritetet izraelite.
Gabriela Bijovsky, një eksperte e monedhave në Autoritetin e Antikiteteve të Izraelit, tha se disa nga monedhat ishin të perandorit Fokas (602-610), por shumica ishin të pasuesit të tij, Herakliut.