Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Familja amerikane bëhet virale pasi rezervoi për pushime një shtëpi prej 10 metrash katrorë

Një familje amerikane prej katër anëtarësh pësoi një fatkeqësi gazmore kur mbërritën në banesën e tyre me qira me dy qentë e tyre, dhe zbuluan se kishin rezervuar një "shtëpi kukullash" me madhësi prej vetëm 10 metrash katrorë.

Babai JJ Keefe bëri rezervimin e shtëpisë ndërsa familja po udhëtonte për në Kanton të New Yorkut, raportoi The Independent të premten.

Por kur arritën në shtëpinë në Adondiracks, shteti verior i New Yorkut ata u tronditën kur gjetën një shtëpi të vogël.

Vajza Kylie Keefe, 25 vjeçe, filmoi reagimin e familjes teksa të gjithë shpërthyen në të qeshura.

“Ne të gjithë qeshëm kur hymë brenda dhe pamë madhësinë e shtëpisë”, tha Kylie Keefe.

Edhe Video virale: Shoferja në SHBA del nga vetura që po rrëshqiste Kuriozitet Video virale: Shoferja në SHBA del nga vetura që po rrëshqiste

Keefe postoi videon në llogarinë e saj në TikTok, ku u bë virale, duke mbledhur pothuajse 32 milionë shikime.

Videoja fitoi gjithashtu vëmendjen e markave të shumta, duke marrë komente nga Hilton dhe Airbnb.

Gabimi i babait të saj përfundoi si aksident i lumtur, duke rezultuar në marrjen e një kuponi falas prej 500 dollarësh nga Airbnb, dhe një qëndrim falas në një hotel Hilton.

 

Edhe Dhoma misterioze brenda shtëpisë “tmerroi” pronaren Kuriozitet Dhoma misterioze brenda shtëpisë “tmerroi” pronaren
@kyliekeefe2

Reply to @amerika2147 here is your front facing tour of the #tinyhome #dadfailed #fyp

♬ original sound - Kylie Keefe

 

@kyliekeefe2

so my dad rented this Airbnb for four people and 2 dogs for two nights #fyp #airbnb #tinyhome

♬ original sound - Kylie Keefe