Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Familja amerikane habitet nga ajo që gjeti mbi pemën e Krishtlindjes

Një familje amerikane u habit kur në pemën e Krishtlindjes brenda shtëpisë gjeti një buf, ka shkruar Skyneës.

Familja Lexington në Kentucky tha se pemën e kishin zbukuruar me lloj-lloj dekorimesh dhe për tri ditë nuk panë asgjë të çuditshme, por bufi u pa “krejt rastësisht”.

Image

“Unë i kam tre qen. Ne shfrytëzojmë këtë dhomë tërë kohën, duke shikuar televizor, e edhe kuzhina është pikërisht këtu. S’pati asnjë shenjë”, ka thënë Michele Ëhite, gruaja e shtëpisë, duke rrëfyer se si nuk e panë në fillim fare bufin.

“Bufi, fjalëpërfjalshëm, ishte i ulur në një gjymtyrë këtu”, ka thënë një familjar duke treguar se si ai ishte në pemën e fundvitit.

S’është bërë e ditur se prej ku erdhi bufi, derisa më pas është larguar nga dhoma.