Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zbulohet misteri i amerikanes që u gjet e lidhur në pemën e një pylli në Indi

misteri ne Indi

Gruaja amerikane e cila u gjet e lidhur për një pemë në pyll e duke bërtitur në Maharashtra të Indisë, në fakt e ka lidhur veten, ka thënë policia dhe mjeku i saj.

Lalita Kayi u shpëtua rreth 10 ditë më parë nga pyjet e Sindhudurgut pasi thirrjet e saj për ndihmë u dëgjuan nga barinjtë.

Në një deklaratë, policia ka thënë se ajo kishte pretenduar se bashkëshorti e “kishte lidhur e lënë në pyll të vdiste pa ushqim e ujë”.

Kayi është duke u trajtuar në një spital psikiatrik dhe nuk ka folur publikisht.

Zbulimi i saj e kishte tronditur Indinë dhe policia kishte angazhuar disa ekipe për të hetuar se si kishte arritur në pyll.

Edhe Misteri pushton Indinë, amerikania gjendet e lidhur për peme në një pyll Botë Misteri pushton Indinë, amerikania gjendet e lidhur për peme në një pyll

Saurabh Agarëal, nga policia, ka thënë se Kayi tani ka deklaruar se nuk është e martuar dhe se me gjasë kishte vuajtur nga halucinacionet kur dha deklaratën e parë, raportoi BBC.

Policia ka shtuar se ajo ka qenë në stres pasi i kishte skaduar viza dhe s’kishte më para, kështu që ajo mendoi ta lidhte veten në një pemë.