Një grua në Kansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është bërë virale në internet pasi braktisi gjatë ngasjes veturën e cila po rrëshqiste.
Teksa e pa se vetura po i del nga kontrolli ajo vendosi të rrezikonte dhe të dilte nga vetura në mes të rrugës. Pamjet u kapën nga kamerat në rrugë dhe u bënë virale në rrjetet sociale.
Pas ngjarjes, shoferja e re ka treguar se përse vendosi të dilte e të rrezikonte gjatë ngasjes.
“Po mendoja për jetën time. Nisa të mendoja se çka do të ndodhte nëse përplasem diku dhe nuk doja të isha brenda. Nisa të kisha panik”, ka thënë 19-vjeçarja Amirica Smalls për “FOX4”.
Ajo po ashtu ka treguar se para se të bënte veprimin e rrezikshëm kishte shikuar në të gjitha pasqyrat dhe kishte parë që askënd s’e ka mbrapa.
Videoja e publikuar ka marrë miliona klikime për pak orë.
-
Tesla me autopilot përplaset në një shtëpi në SHBA
-
Në TikTok po shpërthen një video - Tre djem vozitin veturën që e mbushën me ujë
-
Amerikania pretendon se filmoi një objekt të çuditshëm në qiell
-
Askush s’mund ta besojë se kjo video mori 190 milionë shikime në TikTok
-
Publikohen pamjet kur 19-vjeçari vrau një taksist në Turqi