Një video e filmuar brenda një taksi që shfaq një 19-vjeçar që qëllon me armë tri herë pas shpine shoferin është bërë virale.
Ngjarja ka ndodhur natën e 31 janarit në Izmir të Turqisë teksa pamjet janë bërë publike gjatë ditës së djeshme. 44-vjeçari, Oguz Erge, nuk arriti që t’ju shpëtojë plagëve të marra teksa 19-vjeçari, Delil Aysal, është arrestuar nga Policia.
Pamjet shfaqin Aysal që pasi qëlloi tri herë radhazi taksistin e kontrollon nëpër xhepa ku edhe i vodhi celularin, pastaj ka marrë gëzhojat dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në deklaratën e tij pasi u kap nga policia në shtëpinë që po fshihej, Aysal ka thënë se gjithçka ndodhi papritur.
Ndërsa nga kamerat ai dëgjohet duke thënë: "Nuk duhet t'u besosh disa njerëzve".
-
Katër të vrarë nga një sulm i armatosur në Turqi
-
Policia turke lëshon urdhrin për arrestimin e 162 personave për postime pro sulmeve
-
Shkon në nëntë numri i të vrarëve nga sulmi në një shkollë në Turqi
-
Sulm i armatosur brenda një shkolle në Turqi, mbi 16 të plagosur
-
Videoja bëhet virale: Teksa lëvdoheshin rusët goditen nga raketa