Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm i armatosur në një shkollë në Turqi, 11 të plagosur

Turqi-sulmi

Të paktën 11 persona janë plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur jashtë një shkolle të mesme në Turqi të martën në mëngjes.

Sipas pamjeve të mediave turke, një person i armatosur ka kryer sulmin në shkollën “Iinci Uzmez” të Manisas, pak para orës 8 të mëngjesit.

Nga 11 të lënduarit, dy janë në gjendje kritike.

Ekipet emergjente janë parë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Një i dyshuar është arrestuar. Autoritetet po e hetojnë motivin.

Turqia është shokuar nga dy sulme në shkolla sivjet. Në prill, 16 persona u plagosën kur një ish-nxënës kreu sulmin në Sanliurfa, ndërsa të nesërmen një 14-vjeçar vrau nëntë nxënës dhe mësimdhënës dhe i plagosur 13 të tjerë në Kahramanmaras.