Policia turke ka urdhëruar arrestimin e 162 personave që akuzohen për postime me përmbajtje kontroverse në internet rreth dy rasteve të të shtënave vdekjeprurëse në shkolla.
Ata “u gjetën se janë angazhuar në postime dhe aktivitete që lëvdonin krimin dhe kriminelët dhe negativisht kanë ndikuar rendin publik”, ka thënë policia.
Policia ka marrë qasjen e 940 llogarive të rrjeteve sociale që i ka bllokuar dhe 93 grupe në Telegram që janë mbyllur.
Nëntë persona u vranë në një shkollë të mërkurën, një ditë pasi një sulm i ngjashëm la të lënduar 16 persona në një shkollë tjetër.
Tetë nxënës e një mësues u vranë në shkollën Kahramanmarash.
14-vjeçari që sulmoi po ashtu vdiq.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të vrarë nga një sulm i armatosur në Turqi
-
Shkon në nëntë numri i të vrarëve nga sulmi në një shkollë në Turqi
-
Sulm i armatosur brenda një shkolle në Turqi, mbi 16 të plagosur
-
Turqia arreston 10 të dyshuar për sulmin me armë jashtë Konsullatës izraelite në Stamboll
-
Turqia arreston edhe mbi 350 anëtarë të dyshuar të ISIS-it