Më shumë se 350 anëtarë të dyshuar të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) janë ndaluar së fundmi si pjesë e operacioneve policore mbarëkombëtare në Turqi.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, ka thënë se 357 të dyshuar janë arrestuar në 21 provinca në bastisje të koordinuara të martën në mëngjes.
Aksioni vjen vetëm një ditë pasi tre oficerë policie dhe gjashtë militantë të dyshuar u vranë gjatë një rrethimi tetëorësh në qytetin veriperëndimor të Yalovës. Tetë oficerë të tjerë policie dhe një anëtar i janë plagosur.
Ndërkohë, më pak se një javë më parë, autoritetet arrestuan 115 të dyshuar të tjerë, të cilët prokurorët thanë se kishin planifikuar sulme që synonin jomyslimanët gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Në një postim në X, Yerlikaya ka thënë se operacionet e së martës janë zhvilluar në të gjithë vendin, duke përfshirë Ankaranë, Stambollin dhe Yalovën.
"Ashtu siç nuk u kemi dhënë kurrë një mundësi atyre që përpiqen ta gjunjëzojnë këtë vend me terrorizëm, nuk do t'u japim kurrë një mundësi as në të ardhmen", ka shtuar ai.
-
Turqia arreston mbi 200 të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s
-
Vriten tre policë turq në Stamboll gjatë përleshjeve me militantë të Shtetit Islamik
-
Turqia arreston 115 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik që po planifikonin sulme
-
Edhe 17 të arrestuar në Turqi për kurdisje dhe baste ilegale
-
Policia turke lëshon urdhrin për arrestimin e 162 personave për postime pro sulmeve