Autoritetet turke kanë ndaluar 115 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik, për të cilët besohet se po planifikonin të kryenin sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në vend, ka thënë të enjten zyra e kryeprokurorit të Stambollit.
Policia e Stambollit kishte marrë informacion se anëtarët e Shtetit Islamik kishin planifikuar sulme në Turqi, veçanërisht kundër jo-myslimanëve, gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ka shkruar zyra e prokurorit në X.
Policia ka bastisur 124 vende në Stamboll, duke kapur 115 nga 137 të dyshuarit që po kërkonin, thuhet në deklaratë.
Sipas policisë, janë sekuestruar gjithashtu disa pistoleta dhe municione.
-
Turqia arreston mbi 200 të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s
-
Turqia arreston edhe mbi 350 anëtarë të dyshuar të ISIS-it
-
Arrestohet një pjesëtar i IS-it në Turqi, po planifikonte sulme për Vitin e Ri
-
Edhe 17 të arrestuar në Turqi për kurdisje dhe baste ilegale
-
Holanda arreston një sirian i cili dyshohet se po planifikonte sulm diku në Evropë