Autoritetet tajvaneze kanë liruar një burrë i cili u gjobit për thyerjen e karantinës, pasi doli që ishte rrëmbyer.
Incidenti ndodhi në fund të tetorit 2020 kur burri, i identifikuar vetëm nga mbiemri i tij Chen, u kthye në ishull nga Hong-Kongu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi kishte planifikuar të qëndronte në shtëpinë e mikut të tij për 14 ditët e karantinës së detyrueshme për shkka të pandemisë, por të nesërmen u rrëmbye kur borxh-mbledhësit hynë me forcë në shtëpi dhe sulmuan Chenin, duke e ngatërruar atë me mikun e tij që u kishte borxh.
Nuk është bërë e qartë se si Policia ra në Chenin më pas por u raportua se nuk ishte në vendin ku ishte përcaktuar për të mbajtur karantinën.
Ministria deklaroi se gjoba u suspendua, sepse shpjegimi i Chenit se u detyrua të thyente karantinën u vërtetua.
Shteti tajvanez ka rregulla strikte sa i përket karantinës, pasi një person mund të dënohet deri në tetë mijë funte. Autoritetet tajvaneze përcjellin sinjalet e telefonit për të parë nëse të karantinuarit po shkelin rregullat.