Një person në Vietnam është dënuar me pesë vjet burgim, pasi kishte thyer rregullat strikte të karantinës kundër COVID-19 dhe shpërndau virusin në mesin e kontakteve të tij, raporton “Vietnam News Agency” (VNA).
Le Van Tri (28) është shpallur fajtor se ka shpërndarë një sëmundje të rrezikshme infektuese.
“Tri u kthye nga Ca Mau për në Ho Chi Minh City dhe theu rregullin e karantinës 21-ditore”, raportohet nga VNA.
Vietnami ka dënuar dy persona tjerë me nga 18-muajë përkatësisht dy vjet burgim me kusht, me akuza të njëjta.
Vietnami është duke luftuar me valën e re të pandemisë. Valën e parë në vitin 2020 e kishte menaxhuar shumë mirë.
Vietnami ka qenë një nga storiet e suksesit për menaxhimin e pandemisë, falë testimeve në masë, gjurmimit të kontakteve, kufizimeve kufitare dhe karantinës strikte. Mirëpo, vala e re në fund të prillit ka prishur këtë bilanc.
Edhe
Vietnami synon ta vaksinojë një qytet të tërë për shkak të variantit të ri
Ca Mau, provinca jugore e Vietnamit ka raportuar vetëm 191 raste dhe dy vdekje që nga fillimi i pandemisë, shumë më pak se Ho Chi Minh City që ka raportuar afro 260 mijë raste dhe 10.685 të vdekur.
Në Vietnam më tepër se 536 mijë persona janë prekur nga koronavirus, dhe në total 13.385 kanë vdekur si pasojë e COVID-19.