Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Burri akuzohet se vodhi 23 mijë dollarë nga udhëtarët në aeroplan

Një burrë është akuzuar për vjedhje pasi dyshohet se ka vjedhur më shumë se 23 mijë dollarë ‘cash’ nga tre bashkudhëtarë në linjën e fluturimit Vietnam – Singapor, shkruan CNN.

Zhan Xiuqiang, shtetas kinez 52 vjeç, ishte në fluturimin e “Singapore Airlines”. Kompania ka thënë se është në dijeni të incidentit që ndodhi më 16 dhjetor.

Sipas akuzës, 52-vjeçari dyshohet se ka vjedhur mbi 23 mijë dollarë nga tre udhëtarë të ndryshëm që kishin marrë çantat me vete në aeroplan.

Nëse dënohet për vjedhje, Xiuqiang mund të përballet me deri në tre vjet burgim, një gjobë ose të dyja për çdo akuzë.

Vjedhja në aeroplan përbën krim federal në shumë vende dhe është më e zakonshme nga sa mendojnë shumica e udhëtarëve. Prandaj nuk preferohet që të merrni me vete para 'cash' gjatë fluturimit dhe kartat e kreditit të mbahen afër vetes. 

Policia e Hong Kongut në tetor paralajmëroi për rritje të vjedhjeve në aeroplanë pasi zbuloi një sindikatë krimi që vidhte kartat e kreditit nga pasagjerët.

Edhe I arrestuari për shpëlarje parash dyshohet se pastroi mbi 2 milionë euro Kronikë I arrestuari për shpëlarje parash dyshohet se pastroi mbi 2 milionë euro

Ndërkohë, një burrë u arrestua në Tajvan në shtator për vjedhjen e parave të gatshme nga bagazhi i një udhëtari tjetër në një fluturim nga Tokio në Taipei.