Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për shpëlarje parash në vlerë mbi 2 milionë euro, pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.
Aksioni është realizuar gjatë së martës nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa vjeçare ndaj gjashtë të dyshuarve kosovarë, të cilët dyshohet se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të mashtrimit.
Sipas hetimeve, të dyshuarit nga viti 2015 deri në vitin 2019 kanë mashtruar qytetarë të Kosovës përmes shitjes së avio-biletave, për çka ndaj tyre janë ngritur edhe kallëzime penale në prokuroritë përkatëse.
Policia ka siguruar dëshmi se njëri nga të dyshuarit, i përfshirë në këto aktivitete të kundërligjshme, ka vazhduar veprimtarinë kriminale përmes pastrimit të parave duke përdorur kompani të kontrolluara prej tij.
Sipas autoriteteve, kompanitë e përfshira në këtë skemë janë në pronësi të personit të arrestuar, ndërsa vlera e përgjithshme e parave që dyshohet se janë pastruar përmes tyre tejkalon 2 milionë euro.
Edhe
Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi para duke mashtruar qytetarë në Kosovë e Gjermani
Po ashtu, hetimet financiare kanë zbuluar se i dyshuari ka bërë deponime në para të gatshme mbi 800 mijë euro, për të cilat nuk është dëshmuar prejardhja dhe nuk përputhen me aktivitetin e tij të deklaruar ekonomik.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi para duke mashtruar qytetarë në Kosovë e Gjermani
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të martën një person. A.B....-
Dyshime për shpëlarje parash, konfiskohen 59 mijë euro në Leposaviq
-
Arrestohet një person, dyshohet se keqpërdori investimet e dikujt duke e dëmtuar me 500 mijë euro
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro
-
Konfiskohen asete në vlerë prej 1 milion eurosh në hetimin për pastrim parash nga trafikimi i drogës