Një person është arrestuar për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe mashtrim.
Policia njoftoi se i arrestuari dyshohet se kishte keqpërdorur investimet e një shtetasi të huaj, duke e dëmtuar në vlerë rreth 500.000 euro.
“Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas pranimit të informacioneve në lidhje me veprimet e një personi të dyshuar, me të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi’’ dhe “Mashtrim” ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarit të lartcekur mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për keqpërdorim të investimit të një shtetasi të huaj
-
Mashtroi për të investuar e më pas tha se i humbi paratë, arrestohet
-
Ndalohet një person, dyshohet se i vuri në lajthitje disa shtetas norvegjezë dhe i dëmtoi financiarisht
-
Tre të arrestuar në Kosovë në aksionin ndërkombëtar kundër qendrave të thirrjeve
-
Arrestohet një i dyshuar për fajde dhe detyrim