Një person është arrestuar të martën në Prishtinë nën dyshimin për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi, pasi dyshohet se i ka shkaktuar dëm financiar një shtetasi të huaj.
Sipas raportit të Policisë, rasti lidhet me një marrëveshje ndërmjet të dyshuarit dhe ankuesit për hapjen e një biznesi të përbashkët në Kosovë gjatë periudhës 2024–2026.
Policia njoftoi se i dyshuari ka keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe investimet e ankuesit, duke i shkaktuar atij dëm.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person, dyshohet se keqpërdori investimet e dikujt duke e dëmtuar me 500 mijë euro
-
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për rreth 14 raste të vjedhjeve të rënda
-
Dyshohet se mashtroi qytetarët përmes profileve të rreme, arrestohet
-
Arrestohet një i dyshuar për fajde dhe detyrim
-
Valon Lluka ndalohet për 48 orë për disa vepra penale