Ish-kryeministri i Tajlandës, Thaksin Shinawatra, i dënuar me burgim për korrupsion dhe shpërdorim detyre është liruar me kusht, raportoi të dielën BBC-ja.
Thaksini është liruar nga një spital policor, ku po vuante një vit burg.
74 vjeçari u arrestua sapo u kthye në Tajlandë gushtin e kaluar nga 15 vjet në mërgim të vetimponuar.
Ai nuk ka kaluar asnjë natë në burg pasi është ankuar për probleme shëndetësore.
Dënimi fillestar prej tetë vjetësh i tij u ndryshua në një vit nga mbreti i Tajlandës - vetëm disa ditë pasi u kthye nga mërgimi.
Trajtimi i çështjes ka bërë që shumë tajlandez të kritikojnë, duke thënë se të pasurve dhe të fuqishmit shpesh u jepet trajtim i privilegjuar.
Të dielën, Thaksini u pa duke u larguar nga spitali i policisë në kryeqytet, ku kishte kaluar gjashtë muaj.
Edhe
Ish-kryeministri tajlandez obligohet ta mbajë një vit burgim për korrupsion
Autoritetet thanë se ka të drejtën për lirim me kusht për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore.
Ai u largua nga vendi në vitin 2008 pasi u rrëzua nga një grusht shtet. Vitet e mërgimit i kaloi kryesisht në Londër ose Dubai.
Thaksin ishte kryeministri i parë në historinë e Tajlandës që drejtoi një qeveri të zgjedhur përmes një mandati të plotë në detyrë në 2001-06.
-
Ish-kryeministri Thaksin Shinawatra kthehet në Tajlandë pas ikjes së vetëvendosur
-
Gjykata Kushtetuese në Tajlandë rrëzon kryeministrin
-
Magnati i pasurive të paluajtshme Srettha Thavisin bëhet kryeministri i 30-të i Tajlandës
-
Udhëheqësi i Birmanisë thyen izolimin diplomatik pas grushtshtetit, viziton Tajlandën