Gjykata Kushtetuese e Tajlandës ka shkarkuar kryeministrin Srettha Thavisin pasi ai emëroi në kabinetin e tij një ish-avokat që dikur ishte i burgosur, raporton “BBC”.
Gjykata vendosi se Srettha kishte shkelur “rregullat e etikës” me “shfaqjen e sjelljes së tij sfiduese”.
62-vjeçari, i cili ka më pak se një vit në pushtet, është kryeministri i tretë në 16 vjet që shkarkohet nga Kushtetuesja në Tajlandë.
Ai do të zëvendësohet nga një udhëheqës i përkohshëm derisa Parlamenti i Tajlandës të zgjedhë kryeministër të ri.
Artikuj të ngjashëm
-
Ish-kryeministri tajlandez obligohet ta mbajë një vit burgim për korrupsion
-
Shkarkohet kryeministrja tajlandeze pas telefonatës me liderin kamboxhian
-
Paetongtarn Shinawatra bëhet kryeministre e Tajlandës
-
Vajza e ish-kryeministrit bëhet liderja më e re e Tajlandës
-
Gjykata në Tajlandë shpërbën partinë që i fitoi zgjedhjet