Gjykata Kushtetuese tajlandeze ka urdhëruar shpërbërjen e partisë reformiste që ka fituar më së tepërmi ulëse dhe vota në zgjedhjet e kaluara – por, ishte bllokuar nga formimi i qeverisë, raporton “BBC”.
Vendimi po ashtu u ndaloi udhëheqësit të ri të partisë “Lëviz para”, Pita Limjaroenrat dhe 10 zyrtarë tjerë të lartë që të ushtrojnë funksione politike për dhjetë vjet.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Tajlandës pritej, pas vendimit të saj në janar se premtimi i partisë “Lëviz para” për t'i ndryshuar ligjet mbretërore për shpifje ishte jokushtetues.
Gjykata kishte thënë se ndryshimet në ligjin famëkeq të ashpër ishin të barabarta me thirrjen për shkatërrimin e monarkisë kushtetuese.
142 deputetë të lëvizjes “Lëviz para” pritet të transferohen te një parti tjetër e regjistruar apo të vazhdojnë rolin e tyre si opozita kryesore në parlament.