Parlamenti i Tajlandës e ka zgjedhur Paetongtarn Shinawatran, vajzën e miliarderit dhe ish-liderit tajlandez, si kryeministre.
Si 37-vjeçare ajo do të jetë kryeministrja më e re e shtetit dhe gruaja e dytë që merr këtë post, pas hallës së saj Yingluck, raportoi BBC.
Zgjedhja e saj vjen dy ditë pasi ish-kryeministri Srettha Thavisin u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Paetongtarn përballet me detyra të vështira për ringjalljen e ekonomisë së Tajlandës dhe shmangien e puçeve ushtarake si dhe ndërhyrjeve të gjykatës e cila ka rrëzuar katër administrata të mëhershme të udhëhequra nga partia e saj.
Ajo është e katërta në familjen e saj që bëhet kryeministra në dy dekadat e fundit.