Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-kryeministri Thaksin Shinawatra kthehet në Tajlandë pas ikjes së vetëvendosur

Ish-kryeministri Thaksin Shinawatra është kthyer në Tajlandë të martën, pas 15 vjetësh ikje të vetimponuar, për t’u përballur me dënim të mundshëm penal.

Në po të njëjtën ditë një parti e lidhur me të po planifikon të fillojë formimin e një qeverie të re.

Thaksin ka thënë se vendimi i tij për t’u kthyer nuk ka të bëjë me votimin e pritshëm në parlament më vonë gjatë ditës.

Por, shumë besojnë se ardhja e tij është e lidhur me marrjen e pushtetit nga partia.

Ndërkohë autoritetet në Tajlandë kanë zbuluar të martën detaje në lidhje me trajtimin që ish-kryeministri Thaksin Shinawatra do të marrë në burg pasi ai do të fillojë të vuajë dënimin 8-vjeçar, disa orë pas kthimit në vend.

Zyrtarët kanë thënë se ai, si të burgosurit e tjerë, mund të aplikojë për falje mbretërore që nga dita e parë./ AP