Një dem u largua nga hambari në Tel Aviv të Izraelit dhe u fut në një bankë, raportoi “TheGuardian” të martën.
Demi, që nuk dihet se nga erdhi, “i tmerroi” qytetarët nëpër rrugë, derisa u filmua teksa u fut në objektin e bankës.
Brenda objektit, kafsha e madhe vrapoi në korridor, e disa persona iu vunë pas me qëllim që ta “neutralizonin”.
Nuk u raportua për persona të lënduar, e dikur u ftua një veterinar që largoi demin.