Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dreri theu xhamin dhe tentoi të futej në një dyqan në SHBA

Vizitorët e një qendre tregtare në Karolinë të Jugut u befasuan kur një dre u përplas me derën e përparme të xhamit.

Dëshmitarët thanë se dreri kaloi nëpërmjet derës dhe pasi u përplas, mbeti i bllokuar përkohësisht mes dy hyrjeve në dyqanin Old Navy.

“Unë shikova në anën e djathtë dhe pashë një dre të bllokuar. I gjori, e kishte thyer xhamin, ai po bënte gjithçka që të arrinte të dilte”, ka thënë Eric Lasker, dëshmitari që pa tërë ngjarjen

Dreri mbeti i gjakosur, e përfundimisht arriti të gjente daljen dhe pas vetes la xhamin e thyer.

Kjo dukuri është filmuar edhe më parë në vende të ndryshme.