Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Demi futet në mes të fushës, “tmerron” lojtarët

Një dem u bë viral në rrjetet sociale, pasi u filmua teksa futej në një fushë të ragbit në Francë.

Upi shkroi se për ta ndaluar kafshën u vunë në funksion disa persona, por këtë s'e arritën dot.

Trupmadhi i bëri disa vrapime në mes të fushës, e lojtarët u detyruan të shmangeshin anash në mënyrë që të mos pësonin nga demi.

Në fund, demi u hoq me sukses jashtë dhe ndeshja vijoi normalisht.