Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Burri vishet si tigër për të kryer stërvitjen brenda kopshtit zoologjik

Kopshti zoologjik Tobu në Japoni edhe sivjet i kreu stërvitjet në rast të reagimit kur ndonjë kafshë arratiset.

Një punonjës u vesh me rroba në formë të tigrit duke improvizuar arratisjen e tigrit të bardhë nga kopshti, e pjesëtarët e tjerë të stafit bënë reagimin.

Ata përdorën mjetet e reagimit si rrjetat, shtizat dhe mjetet mbrojtëse për të kapur kafshën. Kjo stërvitje bëhet çdo vit dhe tentohet që punonjësit e rinj të mësohen me procedura.

S'janë të rralla momentet kur kafshët ia dalin të arratisen nga kopshti.