Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ariu i zi arratiset nga kopshti zoologjik në SHBA

Një ari i zi iku nga kopshti zoologjik në Mississippi, pasi një derë u la gabimisht hapur, shkroi Upi. Ison Harris, drejtor i Departamentit të Parqeve, deklaroi se ariu i quajtur Meeko, u largua gjatë kohës kur punonjësit po e pastronin ambientin e kafshës dhe s’e mbyllën derën siç duhet.

Kur punonjësit u futën në kopsht, ariu ia doli të ikte dhe të largohej për pak momente. Ekipi kujdestar e shtypi alarmin e kuq dhe anëtarë të kopshtit ia dolën pas pak ta kapnin kafshën.

“Ata ishin në gjendje ta kthenin Meekon në vendin e tij. Ariu nuk dilte kurrë nga kopshti zoologjik. Brenda kopshtit ka shtresa sigurie, e edhe ariu kaloi nga një nga shtresat para se të identifikohej”, u tha në reagim.

Kreu i lokalitetit, Chokwe Antar Lumumba, u shpreh se ariu nuk ishte i rrezikshëm për banorët e kopshtit.