Një japonez që shpenzoi mijëra dollarë për t’u transformuar në qen ka thënë se ka ndryshuar mendje pasi kuptoi se ishte e vështirë të ecte si qen.
Toco shpenzoi 14,000 dollarë për një kostum qeni në vitin 2022 që të përmbushte fantazinë e jetës së tij për “t’u bërë kafshë”.
Ai priti 40 ditë derisa kostumi special u bë dhe më në fund të jetonte ëndrrën e tij. Por, tani ka zbuluar se sfida e të lëvizurit si qen e ka bërë të konsiderojë imitimin e kafshëve të tjera, shkroi DailyMail.
“Mundem realisht të bëhem si një tjetër qen, panda ose ari, apo dhelpër a mace, por ato janë shumë të vogla për njerëzit. Do doja të përmbushja ëndrrën time të bëhem një kafshë tjetër një ditë”, ka thënë ai.
-
Burri vishet si tigër për të kryer stërvitjen brenda kopshtit zoologjik
-
Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë
-
Kendall Jenner tregon se kur bën gara me kuaj përdor një tjetër emër
-
Aktorja Mila Kunis tregon sakrificat për t’iu përshtatur rolit në “Black Swan”
-
Marrëdhënia me qenin më e mirë se me mikun e ngushtë, thotë studimi