Një grua ka mbetur e emocionuar pasi një person i huaj e ka zgjedhur atë rastësisht për t’i dorëzuar një letër në nderim të kujtimit të djalit të saj të vdekur.
Tammi Bennett nga Barry në jug të Uellsit, gjatë fundit të janarit, ishte duke ecur kur iu afrua një grua që nuk e kishte takuar kurrë më parë. Gruaja misterioze i la në dorë një zarf duke i thënë se ka një ditë të bukur përpara se të largohej.
Brenda kësaj letre, Tammi gjeti një letër të shkruar me dorë dhe një kartëmonedhë 10 funte, raporton North Wales Online, transmeton The Mirror.
Shënimi shpjegoi se e huaja, në brenda kartës e kishte prezantuar veten si “Mamaja e Jasonit”, teksa brenda sqarohej se i biri tashmë i ndjerë atë ditë kishte ditëlindjen e 28-të.
Nëna e Jason në këtë letër tregoi se djali i saj kishte vdekur papritur si pasojë e sëmundjes së epilepsisë.
Në këtë shkrim kishte vetëm një kërkesë, që kushdo që merrte kartolinën të blinte një tortë ditëlindjeje me paratë brenda saj.
"Djali im e donte tortën e ditëlindjes, në fakt atij i pëlqenin shumica e ëmbëlsirave. Ju lutemi blini një tortë dhe shijojeni me familjen tuaj, torta është e mirë në çdo ditë të vitit, jo vetëm në ditëlindje. Familja është kaq e rëndësishme, të kalosh kohë me familjen është një Dhuratë kaq e çmuar”, thuhet më tej në kartolinë.
EdheE prekur thellë nga fjalët e nënës së Jason-it, Tammi, tha se mesazhi e kishte lënë atë pa fjalë sepse edhe ajo vetë kishte kaluar një ditë të keqe.
Duke e ndarë historinë në Facebook , ajo shkroi: “Me të vërtetë më emocionoi dhe më bëri të kuptoj se jo të gjithë e dinë se sa me fat janë që kanë familje me të cilën mund të kalojnë kohë. Është e mahnitshme ajo që po bën kjo zonjë, duke mbajtur gjallë kujtimin e tij duke bërë një vepër kaq të bukur ndaj njerëzve të rastësishëm si unë në rrugë, me të vërtetë më gëzoi”.
Tammi ndau gjithashtu një foto të një torte ditëlindjeje që kishte blerë për Jason, duke shkruar: "Ne me të vërtetë blemë një tortë, e ndamë atë me familjen dhe i uruam Jasonit ditëlindjen e 28-të".