Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çifti anglez gjeti letra misterioze pas oxhakut, datojnë nga 1934-a

Një çift anglez anglez në Cheshire vendosi ta rinovonte shtëpinë kur diku pas oxhakut bëri një zbulim befasues: gjeti një grumbull letrash që datojnë që para 100 vjetëve.

Laura dhe Jason Lamonby-Parker thanë se shtëpinë deshën ta rinovonin pasi e kishin blerë shumë të vjetër dhe gjatë pastrimit gjetën letra të shumta të dërguara me postë.

“Ishin të gjithë ato letra dhe unë thjeshtë i shikoja”, ka thënë Laura, duke shtuar se letrat datonin nga vitet 1934, 1935, 1936 dhe 1937 dhe i drejtoheshin zonjës Rhoda Taylor.

Çifti kontaktoi pronarët e mëhershëm të shtëpisë, por ata thanë se s’kishin asnjë informacion për askënd me atë emër.

Laura dhe Jason shtuan se shpresojnë të gjejnë dikë të saj zonjës Rhoda.