Studentët që po punonin në një vend arkeologjik në Francë bënë një zbulim befasues: një mesazh në shishe që daton 200 vjet më parë.
Upi ka shkruar se kreu i shërbimit arkeologjik rajonal, Guillaume Blondel, ka thënë se studentët vullnetarë po bënin një gërmim urgjent në mbetjet e një fshati kur gjetën shishen e vogël me një letër brenda.

“PJ Feret, një vendas nga Dieppe, anëtar i shoqërive të ndryshme intelektuale, kreu gërmime këtu në janar 1825. Ai vazhdon gërmimet në këtë zonë të gjerë, të njohur si Cite de Limes ose Kampi i Cezarit”, thuhet në mesazhin e letrës.
Blondel ka thënë se ishte moment i jashtëzakonshëm kur gjetën mesazhin.
“E dinim se kishte pasur më parë gërmime këtu, por gjetja e këtij mesazhi 200 vjet më parë...ishte befasi”, ka thënë ai.
-
Kapen disa mesazhe të hedhura në det, turisti vendos të mos i hapë
-
Mesazh në shishe i 1997-s, çka gjeti mirëmbajtësi i plazheve në Francë
-
Mesazh nga 1955-a, si u gjet shishja e fshehur në mur
-
Arkeologët në Izrael gjejnë “fishekun” dy mijë e 500 vjet të vjetër me mesazh brutal
-
Mister me letra dashurie që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore