Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mesazh nga 1955-a, si u gjet shishja e fshehur në mur

Një skuadër inspektimi që po punonte në një shtëpi në Delaware të SHBA-së gjeti një gjë interesante: një mesazh të shkruar në një shishe të fshehur në një muri.

Upi ka shkruar se inspektori i identifikuar si David tha se po kryente studim të materialeve të rrezikshme përpara se ta prishte shtëpinë, e u habit kur ekipi gjeti shishen me mesazh të 1955-s.

“Kjo shishe u fut këtu nga hidraulike më 23.03.55”, thuhet në mesazhin brenda shishes.

“Nuk kam gjetur kurrë diçka të tillë pas 17 vjetësh dhe mbi 3.000 inspektimesh të prishjes së çdo lloj ndërtese apo objekti që mund të mendoni”, ka deklaruar David.

Ai ka shtuar fillimisht mendoi se shishja ishte e mbushur me urinë pasi këtë gjë shpesh e kishte hasur nëpër shtëpi të vjetra.

Ekipi “u lehtësua” kur pa se shishja ishte e zbrazët.