Një fishek prej çeliku që gjuhej me atë që njihet si llastik, i vjetër rreth dy mijë e 100 vjet, ka një mesazh të gdhendur në gjuhën greke. Ekspertët besojnë se mbishkrimi shërbente si një formë e luftës psikologjike, me qëllim që armiku të poshtërohej dhe të merrte një mësim
Arkeologët në Izrael kanë zbuluar një fishek prej çeliku dy mijë e 100 vjet të vjetër, me një mbishkrim të gdhendur të drejtuar kundër forcave armike. Shkencëtarët e gjetën “municionin” në zonën e nekropolit pranë një rruge të lashtë në Hipos, një qytet që dikur ishte një seli e rëndësishme kishtare gjatë periudhës bizantine. Në periudhën helenistike, që zgjati prej vitit 323 deri rreth vitit 31 para erës sonë, qyteti njihej me emrin Susita.
Sipas një njoftimi për media nga Universiteti i Haifas, projektili daton nga shekulli i dytë para erës sonë dhe në të është gdhendur fjala greke “ΜΑΘΟΥ” (Mathou), që përkthehet si “Mëso” ose “Merr mësim”. Michael Eisenberg, arkeolog nga Universiteti i Haifas, beson se fraza ishte një provokim sarkastik. “Vetëm në Hipos deri tani janë identifikuar 69 fishekë të tillë, por ky është i pari në botë që mban mbishkrimin ‘Mëso’. Kjo përfaqëson humorin lokal sarkastik të mbrojtësve të qytetit, të cilët donin t’i thoshin me përbuzje armikut të tyre: ‘Merreni mësimin tuaj!’”, ka shpjeguar Eisenberg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArtefakti ka gjatësi rreth 3.2 centimetra dhe gjerësi 1.95 centimetra, dhe peshon 38 gramë, megjithëse arkeologët besojnë se në origjinë ka pasur peshë rreth 45 gramë, pasi janë vërejtur shenja dëmtimi nga goditjet. Zyrtarët theksojnë se projektili ndoshta është lansuar për të “qëlluar nga mbrojtësit prej mureve të qytetit drejt armikut që po afrohej për të rrethuar qytetin”. Plumbat prej çeliku në atë kohë konsideroheshin një formë e lirë, por vdekjeprurëse e municionit. Ata prodhoheshin duke derdhur çelik në forma prej guri, një proces relativisht i thjeshtë që mund të kryhej edhe gjatë fushatave ushtarake.
Megjithëse plumbat pa mbishkrim ishin të zakonshëm, ata me mbishkrime ishin jashtëzakonisht të rrallë. Projektilet e gdhendura zakonisht mbuloheshin me emrin e komandantit ushtarak, emrin e qytetit ose simbole si tredhëmbëshi, rrufeja ose akrepi, për t’u dhënë atyre fuqinë. Të tjerë mbajnë mesazhe me humor sarkastik të ngjashëm me këtë, si “Kape!”, “Merre këtë” ose “Për të pasmen tënde”, por mesazhi “Merr një mësim” nga Hiposi është rasti i parë i gjetur në botë. Besohet se plumbin e përdorën mbrojtësit grekë të qytetit kundër ushtrisë së mbretit të Dinastisë Hasmoneane Aleksandar Janej rreth vitit 101 para erës sonë.
Eisenberg ka përsëritur se gjetja e një plumbi me mbishkrim në Hipos përbën një rast të pazakontë dhe deri tani të paidentifikuar. “Njohim humor të ngjashëm tallës apo sarkastik të drejtuar ndaj armikut, por ky shembull konkret ishte i panjohur dhe tregon një trend humoristik lokal mes mbrojtësve helenistikë të Hiposit”, ka thënë ai. Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e vendit të gjetjes, që sugjeron fort se është qëlluar gjatë një rrethimi. “Pozicioni i plumbit pranë rrugës kryesore të lashtë nën fortifikimet e qytetit, me shenja goditjeje, ofron një rikonstruktim të gjallë të mbrojtësve që gjuajnë drejt forcave rrethuese që afrohen për të kapur qytetin”, ka thënë Eisenberg.
Profesoresha Yulia Ustinova nga Universiteti Ben-Gurion ka theksuar se mbishkrimet e tilla shërbenin për të ngritur moralin e trupave të veta dhe për të trembur armikun, duke përfaqësuar një formë të hershme të propagandës të organizuar në fushëbetejë.