Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zeneli, lojtar i muajit mars në Belgjikë

Besfort Zeneli

Javën e kaluar Besfort Zeneli dha kontribut te Suedia që siguroi kualifikimin në Kupën e Botës që mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada.

Viktor Gyokeres shënoi golin e fitores 3:2 ndaj Polonisë në finale të plejofit pas topit të kthyer nga shtylla, të cilën e qëlloi Besfort Zeneli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani 23-vjeçari ka arritur tjetër sukses.

Zeneli është zgjedhur lojtari i muajit mars në Belgjikë. Ai këtë çmim e pranoi nga kapiteni i Union Saint-Gilloise, Christian Bugess.

“Kemi një lojtar të muajit midis nesh. Jam krenar që ia jap këtë çmim Besit. Kishte një muaj fantastik. Jo vetëm me ekipin përfaqësues, por edhe me dy gola dhe tri asistime për ne. Urime”, thotë Brugges në klipin e publikuar nga klubi belg.

Zeneli u shpreh i lumtur për çmimin.

“Sigurisht që jam i lumtur. Por pa të gjithë ju kjo nuk do të ishte e mundur. U jam mirënjohës të gjithëve. Tani vazhdojmë me këtë seri të shkëlqyer”, ka thënë Zeneli.

Zeneli ka shënuar dy gola dhe ka dhënë katër asistime në 11 paraqitje për Uninon.

Ekipit belg iu bashkua në janar nga Elfsborgu.