Mesfushori Besfort Zeneli e ka nisur me asistim edicionin 2026/2027 të elitës së futbollit të Belgjikës
Zeneli është i lumtur për kontributin e tij në fitoren e thellë, 5:1, të Union SG të shtunën në udhëtim ndaj Westerlo.
23-vjeçari kontribuoi me asistim në golin e barazimit 1:1 në minutën e 28-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 68-të.
“Kemi pritur me padurim të luajmë përsëri”, tha futbollisti i Përfaqësueses së Suedisë.
Zeneli me Suedinë u paraqit në Kupën e Botës dhe ekipit belg iu bashkua me vonesë në përgatitje.
“Ishte e rëndësishme të fitonim këtu. Donim ta fitonim këtë ndeshje dhe ia dolëm. Është ndeshja e parë e kampionatit”, është shprehur Zeneli. “Gjëja më fantastike në lidhje me këtë grup është se secili prej nesh mund të hyjë si zëvendësues dhe pastaj ta përmbysë ndeshjen. Fakti që pesë golat tanë u shënuan nga pesë lojtarë të ndryshëm tregon se sa i fortë është grupi ynë”.
Union SG doli nënkampion i edicionit të kaluar, ndërsa fitoi Kupën dhe Superkupën e Belgjikës.
Edhe
Besfort Zeneli e fiton Superkupën e Belgjikës
Por, Zeneli pret të fitojë të tjerë trofe me ekipin belg.
“Cila është ambicia ime personale për këtë sezon? Të vazhdoj aty ku e lashë sezonin e kaluar dhe, për më tepër, të vazhdoj të rritem si lojtar, duke kontribuar edhe më shumë se vitin e kaluar. Në këtë drejtim, pata një nisje të mirë. Ne jemi të uritur dhe duam të fitojmë çdo ndeshje”, ka thënë Zeneli.