Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zeneli, ylli i momentit te Royale Unioni

Besfort Zeneli

Besfort Zeneli është kthyer në njërin prej lojtarëve kryesorë te skuadra belge, Royale Union. 

Zeneli ka katër asistime në pesë ndeshjet e para të ligës, ndërsa ka kontribuuar edhe me një gol.

Asistimin e fundit e regjistroi të shtunën në fitoren 3:2 në udhëtim te Charleroi. 

Fituesi i Kupës së Belgjikës, Zeneli, ka thënë se nga edicioni i kaluar u ka treguar të gjithëve në klub se mund të llogarisin në të. 

“Ndihem mirë me të gjithë mesfushorët e tjerë. Është lehtë të përshtatesh me këta djem. Marrëdhënia jonë po bëhet edhe më e mirë dhe tani kemi nisur ta formojmë një ekip të vërtetë. Personalisht shpresoj që të përmirësohem edhe më shumë. U kam treguar të gjithëve se jam lojtar në të cilën mund të llogarisë skuadra. Shpresoj që tani ta bëj hapin e radhës. Shpresoj që ta arrijë kulmin dhe jemi duke punuar në atë drejtim hap pas hapi”, ka deklaruar Zeneli, shkruan të dielën “GVA.be”. 

Royale Unioni është i dyti me 13 pikë, dy më pak se Genti.